Kardinale i telefonon Zhang

Futboll

Kardinale i telefonon Zhang

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 19:28
Kardinale e Zhang

Milani dhe Interi njihen për një rivalitet të vjetër mes tyre, por edhe për bashkëpunimin “e detyruar” që kanë për shkak se ndajnë të njëjtin stadium, “San Siron”.

Megjithatë, të dy skuadrat kërkojnë të largohen nga ai impiant, për të ndërtuar një më modern dhe po ndjekin projekte të ndryshme në këto momente,.

Në fakt, pronari i Milanit, Xherri Kardinalë, është munduar që të përfshijë në planet e tij përsëri klubin zikaltër, sa i përket ndërtimit të një stadiumi të ri në zonën e San Donato. “ANSA” ka zbuluar se në javët e kaluara ai i ka telefonuar presidentit të Interit, Stiven Zhang, duke kërkuar bashkëpunimin e tij për këtë projekt, në mënyrë që klubet të ndanin përsëri impiantin.

Por Interi ka refuzuar të bëhet pjesë e këtij plani, duke lënë Milanin të vetëm në investimin e tij.

Kjo, pasi klubi ka piketuar një tjetër zonë ku të investojë për një impiant të ri, sapo të marrë miratimin nga Komuna e Milanos. Kështu, të dy palët së shpejti mund të nisin punën për të ndërtuar dy stadiume të ndryshme, pasi hipoteza e një tjetër impianti të përbashkët duket e pamundur për t’u realizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat