Media serbe shqetësohet: Kosova po përgatitet për një bum të vërtetë

Futboll

Media serbe shqetësohet: Kosova po përgatitet për një bum të vërtetë

Nga: K. Goca Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 20:39
Kosova

Kosova është shumë afër finalizimit të marrëveshjes me dy futbollistë, që do të janë përforcime të mëdha për kombëtaren tonë.

Kjo e ka shqetësuar mediumin serb “Kurir” duke shkruar me titull: “Kosova po përgatitet për një bum të vërtetë”

“Sipas mediave të huaja, Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur një ofensivë për dy përforcime të mëdha.

Ata po përpiqen të bindin dy futbollistë të rinj që të vendosin dhe të luajnë për këtë kombëtare.

I pari është sulmuesi i Bayernit, Arijon Ibrahimoviç, i cili aktualisht është i huazuar te Frosinone, dhe i dyti është mesfushori i Augsburgut, Elvis Rexhbeçaj.

Ibrahimoviç është 18 vjeç, ka lindur në Nuremberg dhe ka arritur të debutojë për ekipin e të rriturve të Bayernit.

Megjithatë, këtë sezon ai u dërgua në huazim te Frosinone ku luajti 14 ndeshje.

Ai luajti për ekipet e të rinjve të Gjermanisë nga niveli U16 deri në U19, dhe ai bën më së miri kur luan në krah.

Sa i përket Rexhhbeçajt, ai është 26 vjeç dhe luan si mesfushor.

Ai u rrit në Wolfsburg dhe pas huazimeve në Koln e Bochum, pastaj nënshkroi për Augsburg, për të cilin ende luan.

Prindërit e Arijon Ibrahimoviçit janë nga Prizreni dhe Elvis Rexhbeçaj vjen nga Gjonaj, ku ai ka lindur”, shkruan mes të tjera media serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat