Shpëtim Duro flet pas ndeshjes me Rabotniçkin

Futboll

Shpëtim Duro flet pas ndeshjes me Rabotniçkin

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 00:04
Shpëtim Duro

Barazim pa gola në një terren të vështirë për lojë kundër Rabotniçkit në Shkup.

Edhe përkundër 3-4 rasteve të qindtpërqindta për gol nga Atruga Trim Lum, skuadra nga kryeqendra u largua me vetëm një pikë….

Terreni jo ideal për lojë, mund të jetë edhe arsyeja e barazimit të parë këtë edicion në Ligën e Parë, pas 4 fitoreve të njëpasnjëshme.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari të Shkupit nuk lejoi që skuadrat të japin më të mirën.

“Skuadra bëri maksimumin në takimin e sotëm, në të cilin krijuam 3-4 raste të pastërta për gol.

Megjithatë në një terren të tillë skandaloz nuk mund të bësh diç më tepër. është e turpshme që në një terren të tillë të luhen ndeshje futbolli” – u shpreh trajneri Shpëtim Duro, i cili tashmë në 5 ndeshje me rradhë po udhëheq skuadrën pa asnjë disfatë.

Ndryshe, vlen të theksohet se barazimi ishte i pari këtë edicion dhe gjithsej i treti që Struga Trim Lum e regjistron nën udhëheqjen e strategut nga Tirana.

Shpëtim Duro sot kundër Rabotniçkit, regjistroi ndeshjen e tij të 30-të në kuadër të Ligës së Parë, si kryetrajner i Struga Trim Lum, ku ka arritur të regjistrojë 22 fitore, 3 barazime dhe 5 disfata..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat