Kaq mund ta ketë pagën trajneri i ri i Kosovës

Futboll

Kaq mund ta ketë pagën trajneri i ri i Kosovës

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 08:21
Agim Ademi dhe Franco Foda.

Kombëtarja e Kosovës në futboll u bë me trajner të ri.

Të shtunën, zyrtarisht në krye të shtabit teknik të “Dardanëve” u prezantua gjermani Franco Foda.

Ai nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Federatën e Futbollit të Kosovës.

Një nga temat që u diskutua, është edhe çështja rreth pagës së 57-vjeçarit.

Foda do të paguhet rreth 400 mijë -450 mijë euro në vit bashkë me stafin.

Kështu deklaroi gazetari i sportit, Arlind Sadiku.

Sipas informacioneve të mija, paga vjetore do të jetë rreth 400-450 mijë euro, së bashku me stafin”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat