Zbulohet qëndrimi i Jorginhos për të ardhmen te Arsenali

Futboll

Zbulohet qëndrimi i Jorginhos për të ardhmen te Arsenali

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 07:59
Jorginho

Jorginho është tërësisht i fokusuar në rezultatet e Arsenalit dhe do të mendojë për të ardhmen e tij në klub në fund të sezonit.

Eksperti i transferimeve, Matteo Moretto, në “Caught Offside” zbuloi përditësimet më të fundit për të ardhmen e italianit te klubi londinez, duke pasur parasysh se kontrata e tij skadon në fund të qershorit.

“Topçinjtë” kanë një opsion për të zgjatur marrëveshjen me Jorginhon deri në verën e vitit 2025, por për momentin, nuk ka asgjë konkrete rreth një rinovimi të mundshëm.

32-vjeçari thuhet se është duke e vendosur të gjithë fokusin e tij në momentin aktual dhe dëshiron ta jetojë atë në maksimum.

Arsenali është i përfshirë në garën për titullin e kampionit në Premierligë, si dhe janë kualifikuar në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Jorginho mbetet i fokusuar në objektivat me skuadrën dhe dëshiron të japë kontributin e tij deri në fund të sezonit, e më pas edhe të marrë një vendim për të ardhmen.

Reprezentuesi i Italisë është pjesë e Arsenalit nga janari i vitit 2023. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat