Gattuso zëvendësohet shpejt

Futboll

Gattuso zëvendësohet shpejt

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 11:58
Gattuso

Nuk kanë vonuar shumë për të prezantuar emrin e ri.

Vetëm një ditë më parë, “gjigantët” francezë, të Olympique Marseille njoftuan shkarkimin e teknikut, Gennaro Gattuso, pas rezultateve jo aq të pëlqyeshme, në drejtmin e “Të Kaltërve”, ku në 24 përballje regjistroi 9 fitore, 8 barazime e 7 humbje, me një mesatare pikësh, prej 1.46 për ndeshje.

Megjithatë, pritja nuk ka zgjatur shumë me franceezët kanë zbuluar emrin e teknikut të ri dhe nuk do të jetë ish-tekniku i Paris Saint-Germain, Christopher Galtier, por 70-vjeçari francez, Jean-Louis Gasset, me ish-teknikun e Kombëtares së Bregut të Fildishtë, i cili pritet të zyrtarizohet te skuadre tij e re, orët në vazhdim, ku detyra kryesore do të jetë avancimi dhe zgjatja sa më shumë e rrugëtimit të Marseille në Europa League.

Kështu, Gasset, shndërrohet në trajnerin e katërt të këtij sezoni te Marseille pas Marcelino, Jacques Abardonado dhe Gattuso, teksa duhet kujtuar se Ligue 1 është një terren i njohur për 70-vjeçarin francez, ku ka udhëhequr skuadra si Caen, Istres, Montpellier, Saint-Etienne, si dhe Girondon de Bordeaux.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat