Perëndimi i karrierës

Futboll

Perëndimi i karrierës

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 15:58
Luka Modriç

Luka Modriç ka një ofertë të re për ti dhënë një kthesë karrierës.

Pavarësisht një rrugëtimi të jashtëzakonshëm si futbollist, mesfushori kroat po përballet me perëndimin e karrierës si profesionist në moshën 38 vjecare.

Modriç rinovoi me Realin sezonin e kaluar, por pozitat e tij janë lëkundur ndjeshëm.

Numri 10 ka akumuluar pak më tepër se 1000 minuta këtë sezon, duke vuajtur për të fituar një vend si titullar në radhët e ekipit të Ancelotit. Pavarësisht kësaj italiani e vlerëson shumë kapacitetin e tij si lojtar por edhe si një trajner i ardhshëm.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se Carlo Ancelotti dëshiron që Modric të jetë pjesë e ekipit të trajnerëve në stol dhe i ka ofruar për të punuar në stafin e tij si ndihmës që nga sezoni i ardhshëm nëse vendos të tërhiqet nga futbolli i luajtur në përfundim të këtij edicioni.

Nga ana e tij Modric e ka vlerësuar ofertën por duke e refuar në parim pasi mendon se ka ende për të dhënë në fushën e blertë qoftë te Reali i Madridit apo dhe në një tjetër destinacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat