E ardhmja e Davies me Bayernin

Futboll

E ardhmja e Davies me Bayernin

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 18:25
Bayerni

Menaxheri i mbrojtësit të Bayern Munich, Alphonso Davies, është parë në Spanjë.

E ardhmja e Davies me Bayernin është në dyshim, pasi ai vazhdon të shmangë përpjekjet për të hapur bisedime për një kontratë të re. Marrëveshja e tij aktuale tani ka më pak se 18 muaj për të përfunduar.

“Jijantes” raporton se menaxheri i Davies u takua në Madrid me përfaqësuesit e Real Madridit javën e kaluar, të cilët janë duan ta marrin atë, dhe të nesërmen ai u takua gjithashtu me Deco, drejtorin sportiv të Barçës.

Megjithatë, ndryshe nga Reali, burimet e Barçës po këmbëngulin se një mbrojtës i ri i krahut nuk është një prioritet me Alejandro Balde që ka besimin e drejtuesve.

Një përforcim i ri do të merret në konsideratë, por vetëm si alternativë për lojtarin e ri spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat