Kroos “tremb” tifozët e Realit

Futboll

Kroos “tremb” tifozët e Realit

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 19:16
Toni Kross

Tifozët e Real Madridit janë ndezur. Toni Kross ka publikuar një mesazh mjaft misterioz në profilin e tij në Twitter.

Mesfushori i Los Blancos ka qenë gjithmonë shumë aktiv në rrjetet sociale dhe mbrëmjen e djeshme ka shkruar si vijon: “Tani po bëhem tifoz i Hamburgut, po largohem nga besimi… Të uroj më të mirat Baumi”.

Një postim disi i fshehtë i cili megjithatë nuk ndikon në të ardhmen e futbollistit të madrilenëve.

Jo. Nuk është një lajm merkatoje dhe një lëvizje e bujshme e klubit gjerman.

E ardhmja e futbollistit siç dihet është në dyshim me tifozët që kërkojnë konfirmimin e menjëhershëm të një legjende të Los Blancos, por kjo nuk do të thotë se në horizont ka ndonjë ndryshim të fanellës.

Arsyeja e këtij mesazhi gjendet në miqësinë mes futbollistit gjerman dhe ish-trajnerit të Kolnit, Steffen Baumgart.

Trajneri ishte gjithashtu i ftuar nga vetë Kroos dhe vëllai i tij Felix në podcast-in e tyre. Pra, nuk ka problem për Carlo Ancelottin dhe tifozët e Real Madridit mund të jenë të sigurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat