Arnautoviç: Fitojmë edhe në Madrid

Futboll

Arnautoviç: Fitojmë edhe në Madrid

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 23:39
Interi

Sulmuesi i Interit, Marko Arnautoviç, ka folur për “Mediaset” pas ndeshjes kundër Atletiko Madridit, të fituar 1-0 falë golit të tij: 

“Më vjen keq për Markus Turam, nuk dua që një lojtar të lëndohet kurrë.

Këto janë mundësitë e mia, unë hyj për të bërë ndryshimin. Shënova në rastin e tretë pas dy dështimesh, i lumtur për njerëzit që erdhën këtu për të brohoritur, për djemtë dhe për familjen time që ishte e pranishme këtu. 

Nuk është një moment i lehtë për mua, por më vjen mirë që arrita të shënoj.

Jam shumë i lumtur, le të ecim përpara. 

Kemi krijuar shumë raste, por kemi fituar dhe kjo është e rëndësishme. Na pret një ndeshje shumë e vështirë. Ne duhet të mendojmë për të luajtur lojën tonë, ne mund të fitojmë edhe në Madrid”, shpreh Arnautoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat