Egnatia nuk fal as në Kupë

Futboll

Egnatia nuk fal as në Kupë

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 16:07
Pamje nga ndeshja

Vllaznia rikthehet te humbja pas 10 ndeshjesh, Egnatia nuk fal as në KupëVllaznia rikthehet te humbja pas 10 ndeshjesh, Egnatia nuk fal as në Kupë

Erzeni ka triumfuar me rezultatin 2-1 ndaj Vllaznisë në sfidën e parë çerekfinale, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit. Në stadiumin “Demrozi” të Rrogozhinës gjithçka u zhvillua në pjesën e dytë, me ish-mbrojtësin e shkodranëve, tashmë te Erzeni, Xhelil Asanin që gjeti golin e avantazhit për skuadrën nga Shijaku.

Vllaznia gjeti golin e barazimit në minutën e 88’ me anë të mbrojtësit Geralb Smajli, megjithatë dy minuta më vonë shënoi sërish Erzeni, këtë herë me anë të Kacbufit, duke siguruar triumfin me rezultatin 2-1.

Me këtë rezultat shijakasit hedhin një hap drejt gjysmëfinales, megjithatë gjithçka do të përcaktohet të martën e 5 marsit në “Loro Boriçi”, kur të luhet dhe ndeshja e kthimit. Vlen të theksohet se shkodranët prishin kështu serinë e rezultateve pozitive, pasi pësojnë humbja pas plot 10 ndeshjesh mes kampionatit dhe Kupës…

Egnatia i bën hyzmetin në maksimum edhe Kupës së Shqipërisë, teksa këtë pasdite ia ka dalë të triumfojë me rezultatin 0-1 në Laç dhe të hedhë një hap drejt kualifikimit në fazën gjysmëfinale.

Rrogozhinasit zgjidhën gjithçka në shtesë, kur fituan një penallti, të cilën e shndërroi në gol mesfushori veteran Albano Aleksi, i cili vulosu edhe suksesin 0-1 të Egnatias, që në ndeshjen e kthimit në shtëpi do të duhet të mbrojë avantazhin për të qëndruar në garë për Kupën e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat