Hummels: Nuk ishte penallti, preka topin

Futboll

Hummels: Nuk ishte penallti, preka topin

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 16:33
Mats Hummels

Mats Hummels “shpërthen” në rrjetet sociale kundër gjykimit të sfidës PSV-Borussia Dortmund (1-1), duel i parë i raundit të 1/8-ve në Champions League.

Vendasit barazuan rezultatin falë një penalltie të diskutueshme në pjesën e dytë, ndërkohë që kapiteni i skuadrës gjermane thekson se ai preku topin në fillim.

“Nuk ishte penallti. 0% penallti, zero! Ishte e qartë që preka topin në fillim. Më pas preka pak edhe kundërshtarin, por ky është futbolli. Tillman dhe Bakayoko ia plasën gazit, ata nisën të qeshnin…

Më buzëqeshën përpara fytyrës për disa minuta me radhë. Më vjen keq, pasi jemi në Champions League. Kjo është e dyta penallti qesharake që marrim kundër pas asaj ndaj PSG-së.

Nuk arrij t’i kuptoj arbitrat. Ka patur disa penallti vërtet absurde të dhëna kundër nesh. Më kujtohen edhe kartoni im i kuq ndaj Ajaxit dhe goli i anuluar i Leipzigut kundër Realit të Madridit.

Po akordohen penallti në situata ku nuk do të jepeshin as faulle në mesfushë. Po jepen penallti për prekje me dorë, që nuk do të jepeshin kurrë faulle në mesfushë.

Fatkeqësisht mendoj se VAR-i i ka përkeqësuar arbitrat. Më parë mendoja se gjyqtarët ishin shumë më të mirë”, u shpreh mbrojtësi 35-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat