Paralajmëron Real Madridin

Futboll

Paralajmëron Real Madridin

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 16:36
Emmanuel Petit

Ish-lojtari francez, kampion bote me “gjelat”, Emmanuel Petit, ka dhënë një intervistë për gazetën “As”, në të cilën ka shqyrtuar disa tema.

Një prej tyre ishte ardhja e mundshme e Mbappe te Real Madridi. Petit e paralajmëroi klubin e bardhë se çfarë mund të ndodhë nëse sulmuesi francez përfundon nënshkrimin:

“Nëse Mbappé vjen në Madrid, ky mund të jetë problem.

Jo vetëm për sa i përket rrogës, që mund të shkaktojë pakënaqësi në dhomën e zhveshjes, por edhe për lidershipin.

Bellingham ka qenë i jashtëzakonshëm, ashtu si edhe Vinicius. Nëse kalon në Madrid, ai do të duhet të luajë si qendërsulmues, ashtu siç po bën kohët e fundit te PSG. Por ne të gjithë e dimë se ky nuk është pozicioni i tij më i mirë. Ka shumë pikëpyetje mbi këtë transferim, ende pa përgjigje”.

Ish-lojtari i Barcelonës shtoi: “Ne jemi të gjithë të lodhur në Francë, çdo gjashtë muaj kthehet e njëjta histori në tavolinë. A po largohet? A do të qëndrojë?

A është i lumtur? A ha mëngjes të mirë? A ka fjetur mirë? Në Francë jemi të ngopur me këtë telenovelë.

E kuptoj që edhe lojtarët e PSG janë të mërzitur nga kjo situatë, sepse e gjithë vëmendja është përqendruar te Mbappé. Nuk po flasim për PSG, ne gjithmonë po flasim për Mbappé.

Kësisoji, mund të jetë problem për disa lojtarë që ta menaxhojnë këtë situatë. Kjo është arsyeja pse thashë se jam lodhur duke folur për këtë çdo tri javë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat