Osmani pas humbjes me Erzenin: Na mungoi finalizimi

Futboll

Osmani pas humbjes me Erzenin: Na mungoi finalizimi

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 16:55
Osmani

Erzeni dhe Vllaznia kanë luajtur ditën e sotme çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Ndeshja e cili u zhvillua në “Arena Egnatia” në Rrogozhinë, përfundoi me fitoren 2-1 të shijakasve, një rezultat surprizues duke parë formën e Vllaznisë që vinte pas 10 ndeshjesh pa humbje. Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV, ka folur trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani.

“Sot ishim më nervoz se në ndeshje të tjera, u bënë gabime që një ekipi serioz nuk duhet t’i ndodhin. Qarkullimin e topit e kishim të mirë, por na mungoi finalizimi. Nuk kishim ide për të shënuar.

Sigurisht që çdo rezultat negative, qoftë edhe i Kupës, nuk është i mirë. Unë edhe gjatë javës kam dashur që në çdo ndeshje të jemi me qasje të njëjtë dhe për fitore, pa marrë parasysh është në Kupë apo kampionat”, tha fillimisht Qatip Osmani.

“Me kë u nervozova? Ishin disa momente kur humbëm topin, kjo është arsyeja se përse reagova disa herë.  Kemi patur gabime, kemi bërë një lojë shumë të ngadaltë. Me lojën e shpejtë të kundërshtarit është pak problem. Është diçka e mirë kur qarkullon topin, por ne e bënim në mënyrë shumë të ngadaltë”, u shpreh më tej Osmani.

“Çfarë më shqetësoji? Përsa i përket angazhimit dhe asaj vendosje taktike që kërkuam, jam i kënaqur. Por thashë që bëmë disa gabime taktiko-teknike, të cilat nuk duhet të na ndodhin pasi është Kupa dhe është garë për trofe. Qasja nuk është e duhura në lojë, në disa momente nga ka munguar. Më shqetësojnë të dyja”, tha tekniku tetovar.

“Fati jonë është që nuk kemi patur shumë ndeshje në Kupë.

Kjo është ndeshja e dytë dhe tjetra është ditën e hënë. Nuk kisha nevojë për ndonjë rotacion, por pas këtyre rezultateve vazhdon deri në humbje, nuk merr guximin të ndryshosh ekipin që ka patur rezultate pozitive kohët e fundit. Mbrojtësi Jago?

Është lojtar i mirë, mendoj që do na ndihmoje. Unë e nxora nga loja për shkak të ndryshimit të sistemit, jo se luajti dobët”, mbylli fjalën e tij trajneri i Vllaznisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat