Josa e ka më të tijët: Nuk i dhamë vetes mundësi që të fitonim

Futboll

Josa e ka më të tijët: Nuk i dhamë vetes mundësi që të fitonim

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 17:36
Mirel Josa

Laçi u mposht në shtëpi në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë përballë Egnatias.

Trajneri i kurbinasve, Mirel Josa u shpreh i zhgënjyer nga mënyra se si skuadra e tij luajti pjesën e dytë dhe se do i tentojnë të gjitha mundësitë për të kthyer rezultatin në ndeshjen e kthimit.

“Ne kishim mundësi pjesën e dytë, sepse është e drejtë që Egnatia na imponoi në lojë. Në momentet që e zotëronim topin, e humbnim shumë shpejt. Nuk dua të veçoj lojtarë, ju e patë vetë. Nuk i dhamë vetes mundësi që të luftonim.

Ne do të vazhdojmë. Kështu që duhet ta shohim mirë, të masim forcat tona, në çfarë gjendje do zgjohemi nesër dhe duhet të shohim për vazhdimësi.

Humbja më shqetëson, por edhe dëmtimi i lojtarit. Janë probleme që të mblidhem bashkë, por duhet të shohim si do i ekuilibrojmë.

Ne do t’i bëjmë të gjitha mundësitë tona për të kthyer ndeshjen. Problemi është se në çfarë ane psikologjike do shkojmë deri atje. Deri atëherë ka ndeshje të tjera dhe si do ekuilibrohet skuadra.

Ujka ka gjithë këto ndeshje që luan. Thamë t’i jepnim sulmit me Myrtajn, gjë që u bë në pjesën e parë, por në të dytën nuk ishte në nivelet që ne kërkonim”, tha Josa për “MCN”,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat