Gazetari italian konfirmoi se Mbappe po finalizon kalimin e tij te Real Madrid

Futboll

Gazetari italian konfirmoi se Mbappe po finalizon kalimin e tij te Real Madrid

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 18:20
Mbappe

Disa orë më parë, gazetari i njohur italian dhe mjeshtri i merkatos, Fabrizio Romano, theksoi se Mbappe është duke finalizuar detajet e kontratës së tij me Real Madrid dhe për ta bërë aktive atë nga data 1 korrik.

Megjithatë, Kylian Mbappe është filmuar në Barcelonë dhe nuk dihet ende se çfarë e solli sulmuesin francez atje.

Sulmuesi francez thuhet se kishte dy ditë pushime, të cilat i kaloi në Kataluni me bashkëlojtarin e tij Achraf Hakimi, duke shtuar edhe më shumë thashethemet për të ardhmen.

Sipas gazetës ‘Mundo Deportivo’, Mbappe u pa në ‘Restaurante Botafumeiro’, një vend luksoz ku drejtori sportiv i Barcelonës Deco është parë duke kryer biznes javët e fundit.

Ndërkohë gazeta ‘Sport’ siguron se ai është parë duke shijuar një pjesë të jetës së natës në kryeqytetin katalunas gjatë dy mbrëmjeve të mëparshme.

Mbappe ndaloi gjithashtu për të bërë foto me fansat dhe për të firmosur fanellat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat