Jamal dhe Pepe vendosin rekord të ri në turne

Futboll

Jamal dhe Pepe vendosin rekord të ri në turne

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 23:17
Jamal dhe Pepe

Ndeshjet e sotme në Ligën e Kampioneve kanë shkruar emrin e Lamin Jamal dhe Pepe si protagonistët historikë të këtij turneu. Të dy futbollistët janë regjistruar sot si rekordmenët e rinj të turneut.

Duke luajtur nga minuta e parë sot në ndeshjen e Barcelonës ndaj Napolit, Jamal u bë futbollisti më i ri që ka luajtur në një ndeshje të fazës me eliminim direkt të turneut, duke e bërë një gjë të tillë në moshën 16 vjeç e 223 ditë.

Paralelisht, në ndeshjen tjetër të sotme në Ligën e Kampioneve, atë mes Portos dhe Arsenalit, Pepe hyri në histori duke u bë futbollisti më i vjetër që luante në fazën me eliminim direkt të turneut.

Në moshën 40 vjeç, 11 muaj e 26 ditë, ai kaloi Rajan Gigs i cili kishte luajtur në moshën 40 vjeç, 4 muaj e 3 ditë në ndeshjen mes Mançester Junajtid dhe Bajern Mynih në një çerekfinale të turneut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat