Alexander-Arnold bën zgjedhjen e tij

Futboll

Alexander-Arnold bën zgjedhjen e tij

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 16:19
 Alexander-Arnold

Mbrojtësi i Liverpool-it, Trent Alexander Arnold, së fundmi bëri zgjedhjen e tij mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. Mbrojtësit anglez iu kërkua të zgjidhte mes 16 lojtarëve në një sistem me eliminim direkt.

Zgjedhja e parë e mbrojtësit ishte mes Kylian Mbappe dhe Cristiano Ronaldo, me Arnold që zgjodhi portugezin. Zgjedhja e tij e radhës ishte Zlatan Ibrahimovic para Victor Osimhen.

Arnold më pas zgjodhi shokun Mohamed Salah në vend të kapitenit të Tre Luanëve, Harry Kane.

Zgjedhja e radhës ishte mes Lautaro Martinez dhe Samuel Eto’o, me anglezin që zgjodhi Eto’o. Më pas ai zgjodhi Karim Benzema në vend të Vinicius Jr.

Arnold zgjodhi Robert Lewandowski në vend të bashkatdhetarit Marcus Rashford. I pyetur për të zgjedhur mes dy legjendave të Premier League, Wayne Rooney dhe Thierry Henry, kapiteni i Liverpool shkoi për Henry. Zgjedhja e tij e fundit në raundin e parë ishte Lionel Messi ndaj Erling Haaland.

Në tetë të fundit, ylli i Liverpool-it zgjodhi sërish Ronaldon, këtë herë mbi Ibrahimovic. Ai më pas zgjodhi Mohamed Salah në vend të Eto’o. Mbrojtësi i Reds zgjodhi Benzeman përpara Lewandowskit, me zgjedhjen e tij të fundit që ishte Messi para Henry.

Deri në katër të fundit, ai zgjodhi Ronaldon para Salah dhe Messin para Benzema. Mes portugezit dhe argjentinasit, Arnold zgjodhi Lionel Messin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat