KF Liria reagon: Referim skandaloz në Klinë, i qoftë për turp Viganit

Futboll

KF Liria reagon: Referim skandaloz në Klinë, i qoftë për turp Viganit

Nga: K. G. Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 18:09
Pamje nga një ndeshje

Liria e Prizrenit ka pësuar humbje në minutat  shtesë me rezultat 2:1 nga Dukagjini në Klinë.

Skuadra me renome Liria nuk pajtohet me këtë humbje duke e adresuar fajin tek gjyqtari, sipas tyre ka qenë referim skandaloz.

“Referim skandaloz në Klinë!

Vigan Ibërdemaj regjisor i ndeshjes!

Ndeshja e zhvilluar në Klinë, mezi gjeti fundin.

Loja  u zhvillua në presion, sidomos nga gjyqtari Vigan Ibërdemaj me asistentët.

Ajo pati përfundim absurd.

Zgjatja pa nevoj e ndeshjes, kur në min. 99-të (shtesa paraprakisht ishte për 5 minuta) u akordua penallti.

Penalltia,  u përsërit derisa Dukagjini shënoi gol!

Kjo çfarë ndodhi në Klinë i qoftë për turp Viganit dhe shokëve të tij.

Ne, na u vodh pika që e merituam, e në bazë të rasteve merituam edhe më shumë.

Ftojmë organet e FFK-së, që të marrin masa ndaj këtyre 'gjyqtarëve', sepse kështu s’kanë çka kërkojnë në Prizren.

Ne, nuk do të dorëzohemi.

Do të luftojmë ndershëm deri në fund”, reagon KF Liria, skuadër që renditet në fund të tabelës me 9 pikë në elitën e futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat