Trajneri i Fulhamit: Broja është i duhur për të qenë këtu

Futboll

Trajneri i Fulhamit: Broja është i duhur për të qenë këtu

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 11:35
Armando Broja

Fulhami do të përballet me Mançester Junajtedin në fundjavë në kuadër të javës së 26 të Ligës Premier.

Trajneri i londinezëve ka konfirmuar se Armando Broja është i gatshëm për këtë përballje. I pyetur në konferencën për shtyp në lidhje me sulmuesin shqiptar, Marko Silva ka shprehur gjithë vlerësimin e tij për 22-vjeçarin. Ai thekson se Broja e tregon në stërvitje se çfarë është i aftë të bëjë në fushë.

“Sigurisht që lojtarët kanë ambiciet e tyre. Kur ne nënshkruajmë me një lojtar si Armandoja, ideja dhe ajo çfarë prisnim ishte që ai të ishte një pjesë e rëndësishme e skuadrës sonë.

Në të kundërt, nuk do të kishim lëvizur në atë drejtim. E bindëm, sepse ne vërtetë mendojmë se është njeriu i duhur për të qenë këtu. Ai gjithashtu synonte të vinte këtu për të luajtur futboll.

Ai mbëriti një ditë përpara ndeshjes me Bërnlein. Atë ndeshje ai luajti 20-25 ndeshje. Rodrigua (Munizi) shënoi në atë ndeshje dhe shënoi 2 herë kundër Ulvërhemtonit. Është normale që ai duhet të presë për shansin e tij. Javën e shkuar nuk ishte mirë dhe nuk ishte i disponueshëm për ndeshjen. Tani do të jetë i disponueshëm dhe unë do të vendos cila do të jetë zgjidhja më e mirë për të nisur ndeshjen.

Njerëzit nga jashtë mund të flasin për zhgënjim, por unë mendoj që për Armandon gjërat po shkojnë ashtu siç duhet.

Ai po punon fort. Sigurisht, që ka ndryshuar klub dhe ka lloje të tjera idesh. Ka nevojë për kohë për t’u përshtatur dhe për të krijuar lidhje me shokët e skuadrës.

Kështu ndodh gjithmonë. Por cilësia e tij është e dallueshme në stërvitje, mund ta shihni se çfarë është i aftë për të bërë. Jam vëtetë pozitiv që do të na ndihmojë deri në fund të sezonit”, ka deklaruar Marko Silva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat