Guardiola i befasuar nga talenti 20-vjeçar

Futboll

Guardiola i befasuar nga talenti 20-vjeçar

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 11:49
Guardiola e Bobb

Skuadra e Manchester City është afër nënshkrimit të një kontrate të re afatgjatë me lojtarin e saj Oscar Bobb. 20-vjeçari norvegjez debutoi këtë sezon me kampionët e Anglisë dhe në 16 ndeshje në total ka realizuar 2 gola (1 në Premier dhe 1 në Champions).

Guardiola ka mbetur i impresionuar me mënyrën se si i riu norvegjez është përshtatur me skuadrën dhe kampionatin anglez, duke i dhënë atij më shumë besim (kontrata aktuale skadon në vitin 2026). Këtë mesjavë, ai debutoi për herë të parë si titullar me “citizens”, në fitoren ndaj Brentford.

Mesfushori i krahut të djathtë është dalluar vitet e fundit me ekipin e moshave, ndaj dhe arriti të afrohet me skuadrën e parë.

Bobb luan me fanellën e City që nga viti 2019, por vetëm këtë sezon debutoi me ekipin e parë. Trajneri Pep Guardiola e ka mbështetur Bobb dhe ka kërkuar që të qëndrojë në “Etihad Stadium” për shumë kohe, ndërkohë që vetë lojtari po shijon mundësitë e tij.

“Ky sezon ka qenë një hap i madh përpara.

Të luash në këtë ekip, bëhet shumë më e lehtë sepse ndërsa nuk je gjithmonë duke dominuar, zakonisht shikon shumë topin. Për mua, jam më shumë një lojtar me top se sa një vrapues dhe kjo më ndihmon. Të jem në këtë grup dhe me këta njerëz më ndihmon”, tha Oscar Bobb, që ka debutuar edhe me kombëtaren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat