Dukagjini konfirmon për transferimin e Iljasa Zulfijit në Kazakistan

Futboll

Dukagjini konfirmon për transferimin e Iljasa Zulfijit në Kazakistan

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 16:05
Dukagjini

Edhe zyrtarisht, Iljasa Zulfiji është larguar nga ekipi i Dukagjinit.

Zulfiji është transferuar në “Zhenis Astana”, të Kazakistanit, klub që bën gara në Premierligën e atjeshme.

Sezonin e tij të parë (2022-2023) me Dukagjinin ishte një ndër lojtarët kyç ku ai kontribuoi me 4 gola dhe 4 asistime.

Historike ishte kur klubi u kualifikua në Conference League ku Zulfiji ishte golashenuesi më i mirë i ekipit me 4 gola të shënuara dhe vendimtar në ndeshjet ndaj Europa FC dhe kalimin tutje në rundin e dytë të Conference League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat