“Finalja” e mbijetesës

Futboll

“Finalja” e mbijetesës

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 16:33
Pamje nga një ndeshje

Kukësi – Erzeni do të jetë një nga supersfidat e javës së 25-të të Superiores.

Një “finale” mbijetese do të luhet ditën e dielë në “Kukës Arena”, me dy ekipet që do të luajnë vetëm për fitoren.

Verilindorët mbajnë vendin e fundit në klasifikim me 19 pikë, teksa shijakasit renditen në vendin e 9-të me 23 pikë.

Mes tyre do të bëhen llogaritë për 3 pikët “jetike” për mbijetesën.

Në këtë mënyrë në “Kukës Arena” të dyja ekipet do të luajnë fatet e gjithë sezonit, ndërsa tentojnë rikthimin te fitorja në kampionat, e cila iu mungon prej disa javësh.

Si Bledar Devolli ashtu edhe Skerdi Bejzade do të synojnë dhe 3 pikët e para me skuadrat e tyre dhe ndaj kjo përballje është mëse e rëndësishme për fatet e ekipeve në Superiore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat