​A është De Bruyne i lënduar? Flet Guardiola

Futboll

​A është De Bruyne i lënduar? Flet Guardiola

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 18:16
Kevin De Bruyne

Kevin De Bruyne nuk u paraqit në ndeshjen e fundit të Manchester Cityt kundër Brentfordit, të cilën kampioni anglez e fitoi 1:0.

De Bruyne ishte në skuadrën e ndeshjes, por që qëndroi tërë lojën në bankën rezervë.

Tani, i pyetur se mos ka lëndim, trajneri i Cityt, Pep Guardiola ka folur për gjendjen e yllit belg.

“Ai nuk është i lënduar. Unë nuk e di nëse ai është 100% (i gatshëm), por unë mendoj se ne morëm një vendim të mirë për të mos rrezikuar me të. Ne morëm një vendim pasi që ai nuk ndjehej rehat, por ai është mirë”, tha Guardiola. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat