Mediumi zviceran: Festimi i Granit Xhakës, mjekët kërcejnë të frikësuar

Futboll

Mediumi zviceran: Festimi i Granit Xhakës, mjekët kërcejnë të frikësuar

Nga: K. Goca Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 23:14
Granit Xhaka

Granit Xhaka është në qendër të vëmendjes me golin që ka shënuar sot në fitoren e Bayer Leverkusenit me rezultat 2:1 ndaj Mainzit. 

Mediumi zviceran “Blick”, ka shkruar se gol i Xhakës ka tremb edhe mjekët e Bayer Leverkusenit. 

“Festimi i golit të Xhakës tremb mjekët e Leverkusenit”, është titulli i mediumit zviceran “Blick”.

“Me fitoren 2:1 në shtëpi kundër Mainzit, lideri i Bundesligës, Leverkusen e rritën epërsinë e tyre në njëmbëdhjetë pikë ndaj Bayern Munihut.

Menjëherë pas golit të Granit Xhakës, pankinën e Bayerit i ka kapluar paniku”, shkruan më tej.

Goditja e tij nga jashtë zonës së 16-shit topi e ka hutuar e parabolluar portierin në minutën e 3-të.

“Por më pas kapiteni i kombëtares së Zvicrës kap kofshën e majtë nga pas duke festuar.

Në stolin e Bayer, mjekët kërcejnë të frikësuar dhe duan të futen në fushë.

A u lëndua Xhaka nga gjuajtja? Kjo do të ishte një humbje e hidhur për liderin e Bundesligës.

Por Xhaka thjesht po argëtohej.

Mbërthimi në kofshë është pjesë e festës së tij të planifikuar, e cila duhet të tingëllojë e njohur për lojtarët.

Kështu që mjekët e Bayer-it mund të marrin frymë thellë”, shkruan mediumi zviceran.

 “Kam pritur kaq gjatë këtë gol. Festimi ishte planifikuar prej javësh”, ka thënë Xhaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat