​Lidhet me Barçën e United, Tuchel: Jam i përkushtuar te Bayerni

Futboll

​Lidhet me Barçën e United, Tuchel: Jam i përkushtuar te Bayerni

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 13:53
Thomas Tuchel

Thomas Tuchel do të largohet në fund të këtij sezoni nga Bayern Munichu.

Të dy palët arritën akordin ditë më parë, që Tuchel dhe stafi i tij të mos e vazhdojnë qëndrimin në “Allianz Arena” pas këtij sezoni.

Tani, Tuchel po lidhet me punën e trajnerit te Barcelona dhe Manchester United. I pyetur për këto spekulime, Tuchel u përgjigj:

“Asgjë nuk do të ndodhë me mua para fundit të sezonit. Unë kam një nivel profesional të lartë të vetës sime, dhe ajo është komplet e përkushtuar te Bayern Munichu deri në fund të sezonit”, tha Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat