Pioli: Maignan në rënie? Jo, mrekullitë e tij nuk kanë mbaruar

Futboll

Pioli: Maignan në rënie? Jo, mrekullitë e tij nuk kanë mbaruar

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 15:38
Maignan

Pas kthimit nga udhëtimi europian në Rennes, tashmë ka ardhur koha që Milani të rifillojë rrugëtimin në kampionat me ndeshjen delikate dhe të vështirë ndaj Atalantës.

Në konferencën për shtyp, trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, flet për çështjet e momentit, duke u ndalur edhe tek forma e skuadrës dhe më shumë:

“Si po kalon skuadra? Pas ndeshjeve të Europa League do të kemi gjithmonë një konferencë shtypi para stërvitjes, kështu qe nuk mund te them asgje…

Sot do te bejme me shume teste te caktuara stërvitore.Kalulu është mirë, do të përfundojë javën e punës me ekipin.Tomori është më i mirë, por është pak më mbrapa se Kalulu.Jemi duke rifituar te gjithe. Calabria është mirë”.

Si e komentoni sezonin e Maignan?
“Mrekullitë nuk kanë mbaruar. Mike mbetet një nga më të mirët në botë. Ai është një profesionist i jashtëzakonshëm, është i fiksuar të bëhet më i miri në botë. Ai gjithmonë del i përmirësuar nga çdo situatë. Nuk ka probleme me të".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat