Allegri: Nuk duhet të ndryshojmë asgjë

Futboll

Allegri: Nuk duhet të ndryshojmë asgjë

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 15:54
Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri foli në konferencë për shtyp në prag të Juventus-Frosinone, ndeshje që do të luhet nesër në orën 12:30:

“Ishte një javë e mirë pune, ashtu si edhe të tjerat para rezultateve negative. Tani kemi një ndeshje të vështirë ndaj një ekipi që luan mirë dhe krijon. Synimi ynë është të kthehemi te fitorja.

“Mbrojtja me 4 lojtarë? Ne mbrohemi gjithmonë me 4 lojtarë dhe nuk kemi pse të ndryshojmë asgjë. Alcaraz? Jam i kënaqur me atë që po bën. Ai mund të luajë nesër. Këtë vit luajtëm tre ndeshje të ngjashme kundër Bologna-s, Sassuolo-s dhe Verona-s.

“Gjithçka mund të ndodhë në këto ndeshje. Në Verona bëmë disa gjëra të mira, por duhet t’i rikthehemi të qenit të rregullt dhe kompakt. Për të ndërtuar duhet të bësh përpjekje dhe të bësh sakrifica të mëdha, por nëse nuk ke ekuilibër rrezikoni të lëndohesh.

“Për ne është e rëndësishme të përqendrohemi në atë që duhet të bëjmë dhe të kualifikohemi në Champions, pastaj gjithçka tjetër nuk ka rëndësi. Ne duhet të përqendrohemi në ndeshjen e nesërme dhe të marrim një numër të caktuar pikësh për Champions-in.

“Unë i kam kaluar tashmë këto momente dhe na takon ne ta kthejmë këtë moment. Askush nuk mund të na dhurojë një fitore. Fitorja do të na bënte t’i shihnim gjërat në një mënyrë tjetër siç ndodh gjithmonë. Ne nuk ishim fenomenë më parë dhe nuk jemi të paaftë tani.

“Për ne është një mundësi për rritje. Pas ndeshjes së nesërme do të mbeten edhe 12 ndeshje ku duhet të marrim pikë për Champions League. Rinovimi? Për momentin nuk do të firmosja asgjë, sepse kam kontratë. Tani duhet ta çojmë Juventusin në Champions”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat