Daja: Lojtarët nuk janë në formë

Futboll

Daja: Lojtarët nuk janë në formë

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 16:03
Ilir Daja

Ballkani ka vazhduar pa fitore edhe në ndeshjen e tretë radhazi, ku kësaj radhe është ndalur nga Gjilani në barazim 1-1.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka thënë pas ndeshjes se skuadra e tij po humbet shumë raste të pastra, derisa po pranojnë edhe gola të lehtë.

“Po humbim shumë raste dhe po marrim gola të lehtë.

Sot luajtëm mirë dhe bëm gabimin që po na përsëritet. Kishim topin në posedim, pa presion të kundërshtarit, dhe gabuam”.

“Këto janë gabime psikologjike sepse duam të bëjmë më të mirën. Nuk jemi në formën më të mirë sepse lojtarët kryesorë nuk janë në formë”, tha Daja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat