Bajrami dhe Ismajli protagonist

Futboll

Bajrami dhe Ismajli protagonist

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 17:21
Pamje nga ndeshja

Sfida e Serie A mes Sassuolos dhe Empolit u mbyll me fitoren e miqve me rezultatin 2.3.

Miqtë ishin më pranë fitores përgjatë gjithë takimit teksa kaluan dyu herë në avantazh, por në po dy raste u barazuan nga vendasit.

Megjithatë, në minutat shtesë Empoli shënoi golin e tretë me Bastonin.

Vlen të theksohet se protagonist në këtë ndeshje ishin edhe dy lojtarët e kombëtares, Nedim Bajrami (u aktivizua në pjesën e dytë) dhe Ardian Ismajli (titullar). I pari dhuroi asistin e golit të dytë për Sassuolon, ndërsa mbrojtësi ishte i pafat duke qenë se shkaktoi një penallti e cila u shndërrua në gol nga Pinamonti.

Pas kësaj ndeshje, Sassuolo renditet në vendin e 17 me 20 pikë, ndërsa Empoli mban vendin e 13 me 25 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat