Kryetrajneri i Shkupit vlerëson pikën e fituar në Strugë

Futboll

Kryetrajneri i Shkupit vlerëson pikën e fituar në Strugë

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 21:37
Pamje nga ndeshja

Shkupi ka barazuar në udhëtim me rezultat 2:2 me Struga Trim Lum.

Kryetrajneri i Shkupit, Mlladen Zhizhoviç, është i kënaqur me pikën e importuar nga Struga. 

“Ishte ndeshje derbi që solli shumë të panjohura dhe shumë angazhim.

Mundë të jemi të gjithë të kënaqur duke marrë parasysh në lojën e treguar në një terren shumë të vështirë dhe kushteve që ishin.

Nuk e nisëm mirë ndeshjen, pasi që në pjesën e parë nuk ishte ashtu sikurse dëshironim.

Marrë në përgjithësi në pjesën e dytë ishte diçka më mirë, provuam që me lojë më agresive ti kundërpërgjigjemi kundërshtarit, të cilit ishin adaptuar në këtë ambient, por nga e gjithë ajo që pamë absolutisht e kemi merituar pikën e fituar edhe pse kishim ardhur për të marrë fitore, por duhet të jemi të kënaqur, duke marrë parasysh se dy herë u kthyem nga rezultati negativ.

Djemtë treguar vendosmëri dhe karakter, pasi që nuk është lehtë të kthehet rezultati në fushë mysafire këtu kundër Strugës e cila në fushë të saj dominon gjatë viteve të fundit dhe ndoshta është ekipi më i mirë nikoqir edhe në rajon.

Edhe një herë uroj futbollistët dhe koncentrohemi për ndeshjen e radhës dhe dëshirojmë që këtë pikë ta vërtetojmë me tri pikë të radhës që të ketë peshë pra kjo pikë e fituar sot në Strugë”, ka thënë Zhizhoviç.

Shkupi mbetet kryesues në renditje me 42 pikë në elitën e futbollit maqedonas, një më shumë se Struga TL.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat