Ancelotti flet për të ardhmen e Toni Kroos te “Galaktikët”

Futboll

Ancelotti flet për të ardhmen e Toni Kroos te “Galaktikët”

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 21:58
Ancelotti

Ancelotti flet për të ardhmen e Toni Kroos te “Galaktikët”!

“Fantazisti” gjerman, Toni Kroos ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Real Madrid dhe të gjithë tifozët, drejtuesit dhe stafi teknik duan që mesfushori të rinovojë dhe të vijojë qëndrimin në “Santiago Bernabeu”, mirëpo 34-vjeçari nuk ka vendosur ende se çfarë do të bëjë në fundin e sezonit.

Dilema e madhe është nëse do të tërhiqet përfundimisht nga futbolli, siç e ka deklaruar më parë apo do të rinovojë me “Galaktikët”, teksa tekniku italian Carlo Ancelotti shpreson që Kroos të qëndrojë tek ekipi i tij, të paktën edhe sezonin e ardhshëm, megjithatë gjithçka varet nga vetë futbollisti gjerman.

“Nuk do i jap këshilla, pasi nuk është djali im. Toni ka gjithë aftësinë e nevojshme për të zgjedhur atë që dëshiron të bëjë”,- u shpreh tekniku i “Galaktikëve” madrilenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat