Pioli: Guardiola ka të drejtë

Futboll

Pioli: Guardiola ka të drejtë

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 22:14
Stefano Pioli

Milan-Atalanta përballen nesër, në një duel direkt për zonën Champions. 

Duke folur për mediet në prag të këtij takimi, trajneri i “Djallit”, Stefano Pioli deklaroi se Pep Guardiola kishte të drejtë kur tha se të ndeshesh me Atalanta-n është njësoj si të shkosh te dentisti.

“Duhet të jemi të fortë në duele. Guardiola e tha mirë, përballja me Atalanta-n është si të shkosh te dentisti, është e bezdisshme.

Maignan? Mrekullitë nuk kanë mbaruar. Mike mbetet një nga më të mirët në botë.

Ai është një profesionist i jashtëzakonshëm, është i fiksuar të bëhet më i miri në botë. Ai gjithmonë del i përmirësuar nga çdo situatë. Nuk ka probleme me të”, deklaroi Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat