Shehi, sfidë të kaluarës mes mungesash

Futboll

Shehi, sfidë të kaluarës mes mungesash

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 23:40
Orges Sheh

Partizani kërkon ti japë vazhdimësi sukseseve në derbi e në Kupë, në një ndeshje delikate si ajo në transfertën e Korçës.

Kundër Skënderbeut, Orges Shehi, që rikthehet si kundërshtar me Partizanin e tij tashmë, pret një ndeshje të fortë, kur për më tepër do të ketë mungesat e rëndësishme të treshes offensive Skuka, Keko e Cara, me dy të parët të dëmtuar e këtë të fundit të skualifikuar.

“Të gjithë i dimë vlerat e Skënderbeut.

Jam i mendimit se do të kemi një përballje të fortë duke parë edhe formën e kundërshtarëve.

Shto këtu edhe mungesat tona, e bëjnë mjaft të vështirë këtë ndeshje”, tha Shehi nga Pogradeci.

Partizani ka zgjedhur të mbërrijë në Pogradec një ditë më parë për të përgatitur takimin në përshtatje me klimën, një fakt mjaftueshëm evident për të kuptuar rëndësinë e ndeshjes.

Të kuqtë nuk duan asnjë surprizë për të mbërritur në Final Four, për më tepër kur gara është ashpërsuar së tepërmi në këtë drejtim.

“Shumë skuadra luajnë për katër vendet e para. Mendoj se edhe Skënderbeu është njëra prej tyre”, pohon trajneri i Partizanit.

Partizani me 40 pikë ka shqetësimin e Vllaznisë me të cilën ndan vendin, ndërsa edhe Dinamo e Tirana nuk janë larg. Në anën tjetër, edhe Skënderbeu me 31 pikët e tij, shtyn për tu futur në lojë për një vend në katër më të mirët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat