Krasniqi: KF Dukagjini janë një ekip i fortë 

Futboll

Krasniqi: KF Dukagjini janë një ekip i fortë 

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 00:09
Besnik Krasniqi

Drita e Gjilanit sot (13.00) do të përballet me Dukagjinin e Klinës.

Drita aktualisht renditet në vend të tetë me 40 pikë e Dukagjini në të gjashtin me 30 pikë pas javës së 21-të në elitën e futbollit të Kosovës.

Futbollisti i Dritës, Besnik Krasniqi, deklaroi se edhe futbollistët janë përgatitur mjaft mirë dhe shpreson ta vazhdojnë serinë e fitoreve.

"E dijmë se edhe KF Dukagjini janë një ekip i fortë dhe gjithmonë lufton për ato që do.

Ne jemi shumë të përgatitur dhe na ka bërë shumë mirë fitorja me Ballkanin, por e kemi harruar shpejt për t'u fokusuar në ndeshjen e radhës. Do ta japim maksimumin dhe të vazhdojmë serinë e fitoreve", ka thënë Krasniqi.

Ndeshja FC Drita - KF Dukagjini zhvillohet të dielën, ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat