Egnatia është “kafshata” e preferuar e Teutës

Futboll

Egnatia është “kafshata” e preferuar e Teutës

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 13:26
Pamje nga një ndeshje

Egnatia do të presë në “Egnatia Arena” skuadrën e Teutës për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 25-të të Superiores. Rrogozhinasit vijnë pas humbjes me Vllazninë në kampionat dhe ndaj durrsakëve do të tentojnë të bëjnë “autokritikën”.

Ndërkohë nga krahu tjetër “djemtë e detit” kanë fituar ndaj Kukësit dhe në Rrogozhinë do të shkojnë me moralin lart për të rrëmbyer një tjetër 3 pikësh, ndaj një kundërshtari që e kanë si “kafshatën” e preferuar. Teuta është skuadra që rrogozhinasit nuk njohin fitore në dy takimet e këtij sezonit.

Madje në 14 duele direkte mes tyre, rrogozhinasit njohin vetëm një fitore, e cila daton më 23 dhjetor 2021. 10 takime kanë përfunduar në favor të Teutës, teksa vetëm 3 prej tyre kanë përfunduar në barazim.

Kjo tregon edhe dominimin e durrsakëve ndaj rrogozhinasve, me këto të fundit që do të kërkojnë “hakmarrjen” ndaj “djemve të detit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat