Deçiqi barazon, nuk e merr kreun në Mal të Zi

Futboll

Deçiqi barazon, nuk e merr kreun në Mal të Zi

Nga: K.G. Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 19:38
Deçiqi

Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, ka barazuar si vendas me rezultat 1:1 me Petrovacin, në takimin e javës së 21-të të kampionatit malazez.

Deçiqi pati rast ideal që të merr kreun por nuk e fitoi sfidën dhe ky barazim e lë në vend të dytë me 39 pikë e me një pikë më pak se Buduçnosti pas javës së 21-të. 

Mysafirët avancuan me golin e futbollistit Babiq që shënoi në minutën e 70-të. 

Ilir Camaj e ka shmangur humbjen në minutën e 83-të. 

Petrovac është në vend të gjashtë me 26 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat