Asllani asiston, Interi shemb Leccen e Ramadanit dhe Berishës 

Futboll

Asllani asiston, Interi shemb Leccen e Ramadanit dhe Berishës 

Nga: K. Goca Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 19:54
Interi

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë Kristjan Asllani, me Interin shemben me golat (4:0) Leccen vendase, në takimin e javës së 26-të të Serie A.

Asllani ka asistuar në minutën e 15-të ndërsa Lautaro Martinez ka shënuar për 0:1. 

Golat tjerë i realizuan Frattesi (54'), Lautaro Martinez (56') e de Vrij  (69').

Ylber Ramadani është paraqitur titullar për Leccen.

Ramadani është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 3-të dhe u zëvendësua në atë të 79-tën nga Medon Berisha.

Asllani në minutën e 38-të është ndëshkuar me karton të verdhë e u zëvendësua në atë të 55-tën.

Pas javës së 26-të në Serie A, Interi kryeson me 66 pikë e ka 9 më shumë se Juventusi në pozitën e dhe Lecce renditet në lë 14-tin me 24 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat