Reagon skuadra shqiptare në Maqedoni: Edhe sa herë tjera do të dëmtohet Voska nga arbitrat?!

Futboll

Reagon skuadra shqiptare në Maqedoni: Edhe sa herë tjera do të dëmtohet Voska nga arbitrat?!

Nga: K.G. Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 22:28
Pamje nga ndeshja

Skuadra shqiptare, Voska Sport e Ohrit, ka reaguar ashpër pas ndeshjes së sotme me Sileksin e Kratovës, e cila ka përfunduar me rezultat 0:0. 

Drejtuesit e kësaj skuadre ankohen se janë dëmtuar nga gjyqtari Nderim Tefiku.

“Edhe sa herë tjera do të dëmtohet Voska nga arbitrat?! 

Rezultati i takimit të vlefshëm për xhiron e 20-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut ndërmjet ekipit tonë Voska Sport dhe Sileksit u ndikua direkt nga arbitri kryesor i ndeshjes, Nderim Tefiku. 

Veprimet e arbitrit kumanovar dhe ndihmësve të tij Martin Dejanovski dhe Aleksandar Gjurkovski dëmtuan rëndë skuadrën tonë në përballjen me Sileksin. 

Në materialin në vijim kemi ndarë disa nga momentet, ku ekipi jonë u dëmtua direkt, ku loja dhe rezultati mund të merrnin kahje tjetër. 

1-Fillimisht në minutën e 11-të, futbollisti jonë Sharkoski pësoi një lëndim të rëndë, duke thyer nofullën dhe i njejti u largua nga fusha me ambulancë, por kundërshtari nuk u ndëshkua nga arbitri për ndërhyrjen që bëri. 

2-Në fundin e pjesës së parë, na mohoet gol i pastër, ku topi shihet qartë se kalon vijën fundore të portës, por edhe përkrahë reagimeve, arbitri vazhdon ndeshjen. 

3-Minuta e 54-t, Jahja ndalohet në zonën e rreptësisë në mënyrë të palejuar nga kundërshtari, por kryesori Tefiku nuk akordoi penallti. 

4-Në minutën e 59-të, na ndalohet një aksion për “pozicion jashtë loje”!”, - reagon Voska Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat