Pochettino optimist pas humbjes nga Liverpooli

Futboll

Pochettino optimist pas humbjes nga Liverpooli

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 10:04
Mauricio Pochettino

Trajneri i Chelseas, Mauricio Pochettino, është shprehur optimist pavarësisht humbjes nga Liverpooli në finalen e Kupës Carabao.

Të Kaltrit u mposhtën pas një goli në minutën e 118-të nga kapiteni i të Kuqve, Virgil van Dijk.

“Ne do të vazhdojmë të mbahemi fort, besoj në këtë projekt dhe ta shohim se çfarë mund të bëjmë në të ardhmen”, ka thënë Pochettino.

“Ne jemi një klub i ri, ne duhet të vazhdojmë së besuari”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat