Ismet Munishi e pranon se referimi mund ta vendosë titullin e kampionit në Kosovë

Futboll

Ismet Munishi e pranon se referimi mund ta vendosë titullin e kampionit në Kosovë

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 10:59
Ismet Munishi

Ismet Munishi e ka prekur një temë mjaft aktuale mbrëmë në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

Trajneri foli më saktësisht për referimin.

Analisti i “Favoritit” ka shokuar me deklarata duke e pranuar se referimi mund ta vendosë titullin e kampionit në Kosovë dhe tregoi se si manipulohet me referim në vendin tonë.

Munishi e pranon se referimi është përmirësuar, por që sipas tij ende lë për të dëshiruar pasi problemi është tek mentaliteti ynë.

Sipas tij, në disa raste s’ka kryer punë as VAR-i pasi ka vendosur faktori njeri, ndërsa i pati disa fjalë edhe për referin Dardan Qaka.

“A mund të vendoset titulli prej faktorit refer? Po. E di këtë opinioni. Ka ndodhur në Spanjë, po dalin senet, ka ndodh në Itali, e s’po ndodhka në Kosovë! A është mirë? Nuk është mirë. Krejt e qëllimshme është, krejt e dinë këtë, nuk është mirë. Referimi është përmirësuar në masë të madhe, nuk mund të themi se ka qenë edhe më parë kështu. Problemi është tek mentaliteti që e kemi, duam të mbërrijmë diku dhe diçka pa meritë dhe e bëjnë këtë. Dhe, nuk mund të rezistojnë as arbitri, as ai tjetri, as ai tjetri, as ai tjetri…”

Ne i shohim gabimet, por i shohim gabimet që ndodhin në favor veç të një klubi, ka ndodhur me vite me radhë në Kosovë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat