Federata e Futbollit të Arabisë hap hetim ndaj Ronaldos pas gjesteve të turpshme ndaj tifozëve

Futboll

Federata e Futbollit të Arabisë hap hetim ndaj Ronaldos pas gjesteve të turpshme ndaj tifozëve

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 08:18
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo raportohet se do t’i nënshtrohet një hetimi pas gjesteve të turpshme që bëri ndaj tifozëve në një ndeshje të Ligës Saudite.

Të dielën, Al Nassr u përball në udhëtim ndaj Al Shababit, të cilët kanë afruar në ekipin e tyre yje si Yannick Carrasco dhe Ivan Rakitic.

Ronaldo e hapi ndeshjen pas penalltisë së shënuar në minutën e 21-të, por eventualisht mysafirët barazuan rezultatin me anë të Carrascos. Në fund, ishte ekipi i Ronaldos që doli fitues fal golit të Anderson Taliscas.

Sidoqoftë, sulmuesi portugez duket se ishte i acaruar me tifozët kundërshtar të cilët po brohorisnin emrin e ish-rivalit të tij Lionel Messi.

Në kundërpërgjigje, Ronaldo vendosi dorën e tij në vesh para se të bëjë një gjest i cili nga shumë njerëz u cilësua si u turpshëm, në drejtim të tribunave.

Sipas një raportimi nga The Telegraph, Federata e Futbollit të Arabisë tanimë ka hapur një hetim lidhur mbi incidentin.

Në sezonin e tij të dytë në Arabinë Saudite, ylli portugez e ka vazhduar rekordin e tij para portës, ndërsa momentalisht po udhëheq listën e golashënuesve më të mirë në Lindjen e Mesme.

Goli që shënoi të dielën nga penalltia e çoi në 22 numrin e golave të shënuar në 20 paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat