Panik për kundërshtarët e Shqipërisë

Futboll

Panik për kundërshtarët e Shqipërisë

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 11:46
Kristofer Olson

Kombëtarja e Suedisë po përjeton orë ankthi, pasi është mësuar se mesfushori i saj, Kristofer Olson, është shtruar me urgjencë në spital për shkak të një situate shëndetësore.

Futbollisti 28-vjeçar i cili është pjesë e Midtjylland, raportohet se është në një gjendje të rënduar.

Ka qenë vetë Federata Suedeze ajo e cila ka bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale se mesfushori 28-vjeçar, i cili në të kaluarën ka luajtur për Arsenalin, është ndjerë keq në shtëpi dhe ka humbur ndjenjat javën e kaluar,

Ai është dërguar në spital, duke përfunduar në terapi intensive në situatë që raportohet kritike. Atij i kanë vënë bombol oksigjeni pasi ka vështirësi të mëdha në frymëmarrje.

Kujtojmë që Suedia është një nga rivalët e Shqipërisë në miqësoret e marsit dhe Olson pritej të ishte pjesë e grumbullimit të saj për ndeshjen që do të luhet në Stokholm në fund të këtij muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat