Gazetari i njohur: Sylvinho në Euro 2024 merr Cikalleshin dhe Manajn

Futboll

Gazetari i njohur: Sylvinho në Euro 2024 merr Cikalleshin dhe Manajn

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 14:52
Cikalleshi, Manaj, Sylvinho e Broja

Kombëtarja shqiptare në muajin mars do të zhvillojë disa ndeshje miqësore si parapërgatitje për kampionatin europian, ku kuqezinjtë janë pjesmarrës.

Tashmë një nga çështjet më të diskutueshmë janë se cilët do të jenë lojtarët që do të grumbullohen nga Sylvinho për Euro 2024.

Forma e mirë që po kalojnë disa futbollistë dhe minutat e munguara për disa të tjerë kanë krijuar një diskutim të madh në vendin tonë. Armando Broja dhe Rey Manaj janë dy nga futbollistëte për të cilët po flitet shumë.

I pari kaloi nga Chelsea te Fulham gjatë merkatos së janarit pasi ishte në kërkim të minutave, por as te skuadra tjetër angleze nuk po arrin të luajë. Ndërsa i dyti është kthyer në një fenomen në Turqi me skuadrën e Sivasspor. Në këtë sezon ka shënuar 18 gola duke qenë vendimtar në çdo ndeshje të skuadrës turke.

Në lidhje se cili prej tyre do të ftohet nga Sylvinho për Euro 2024 ka folur gazetari i njohur i sportit, Ylli Aga.

Ky i fundit ka theksuar se për shkak të formës që po tregon Manaj, do të jetë lushnjari ai që do të marrë një ftesë nga timonieri i kuqezinjve. Ndërkohë për shkak të kontributit të dhënë në kualifikuese edhe Sokol Cikalleshi do të jetë në Gjermani, në këto kushte me shumë gjasa Broja do të duhet ta ndjekë kampionatin nga divani i shtëpisë.

Por gjithsesi deri në fund, Sylvinho do ta ketë të vështirë të vendosë për lojtarët që do të ketë të gatshëm për EURO 2024.

“Zgjedhjet e Sylvinhos do të kenë kontestime, sido që të zgjedhë.

Siç patën zgjedhjet e De Biasit në 2016. Nëse do bëjmë një zgjedhje sot, në avantazh janë Cikalleshi dhe Manaj, sepse janë në kampionat. Po luajnë, Broja nuk po luan.

Muçi dhe Bajrami luajnë në pozicionin e numrit 10. Ata janë pa konkurrencë. Besoj se edhe te Uzuni nuk kemi probleme.

Broja? Të luajë, të bëjë gola. Nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje, vetëm 5 minuta. Ka shkuar te Fulhami për të bërë mirë. Lojtarët duhet t’i japin përgjigje trajnerit, por do të jenë zgjedhje të vështira. Kështu problemesh paçim”, ka theksuar Aga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat