Gasperini: Interi i Inzaghit është një skuadër e kompletuar

Futboll

Gasperini: Interi i Inzaghit është një skuadër e kompletuar

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 15:35
Gian Piero Gasperini

Trajneri i Atalanta-s, Gian Piero Gasperini deklaroi në konferencën për mediet në prag të ndeshjes ndaj Interi-t, se skuadra e tij nuk asgjë për të humbur në këtë përballje.

“Po bëjnë diçka të jashtëzakonshme. Nëse duam, mund të themi se kemi pak për të humbur”-tha fillimisht ai.

Më tej, duke folur në veçanti për Scamacca-n dhe performancën e tij ndaj Milan-it, tekniku shtoi se lojtari nuk ka asnjë problem, por sipas Gasperinit problem është ta konsiderosh atë si një kampion të madh.

“Ai sillet shumë mirë dhe punon shumë, nuk ka problem Scamacca. Problemi i vetëm është të konsiderosh Scamacca një kampion të madh, sot kjo nuk është e mundur. Ai po punon si shumë të tjerë për t’u bërë një lojtar shumë i mirë”-shtoi italiani.

Ndërsa analizoi më pas kundërshtarin e radhës, trajneri i Atalanta-s u shpreh se Inter-i i Inzaghi-t është një skuadër e kompletuar.

“Inter-i është një skuadër e kompletuar, Inzaghi ka bërë një punë të madhe, rrallë e kemi parë Inter-in të luajë me këtë cilësi. Ata kanë cilësi në të gjitha departamentet, luajnë mirë në Itali dhe në Europë, ne duhet të bëjmë lojën tonën. Në ndeshjen e parë ne luajtëm ndeshjen tonë, gabuam me penalltinë që hapi ndeshjen, por ishte një ndeshje e ekuilibruar”-tha ndër të tjera Gasperini.

Inter-Atalanta do të përballen këtë të mërkurë duke nisur nga ora 20:45, sfidë e prapambetur nga java e 21-të e Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat