Ancelotti “ngre supet”

Futboll

Ancelotti “ngre supet”

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 15:51
Luka Modriç e Carlo Ancelotti

Goli i Luka Modriç ishte vendimtar të dielën në mbrëmje për t’i dhënë Real Madridit fitoren ndaj Sevilla. Megjithatë, e ardhmja e veteranit kroat të mesfushës në “Bernabeu” duket aspak e sigurt.

Kontrata e tij skadon më 30 qershor, një situatë e përjetuar tashmë sezonin e kaluar, kur dukej si lamtumirë, por në fund e pa Modric të zgjaste marrëdhënien me klubin kryeqytetas iberik.

Zërat mbizotërues do të donin ta shihnin lidhjen të marrë fund verën e ardhshme. Në shtator Modric do të mbushë 39 vjeç, ideja e tij është që të ketë një rol drejtues ndërsa mbetet në Madrid, por planet e klubit këtë herë duket se po ecin në drejtim të kundërt.

Në përpjekje për të sqaruar këtë çështje, trajneri Carlo Ancelotti foli në konferencën për shtyp:

“E gjitha është në dorën e tij, varet nga ai. Njësoj si Kroos dhe Nacho. Luka është një djalë i mirë, shumë modest, e dua, por nuk e di nëse dëshiron të qëndrojë si zëvendësues.

Si mund ta ndihmoj? E vështirë, e di mirë çfarë do të thonë disa gjerë.

E kuptoj Luka, nëse është i trishtuar, por nuk është fundi për të.

E gjithë bota mendon kështu, përveç tij.

Këmbët dhe energjitë i ka akoma, nuk shoh se është fundi i karrierës për të. Shikoni cilësinë që posedon akoma”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat