Lotito: Sarri mjaft me alibi

Futboll

Lotito: Sarri mjaft me alibi

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 12:53
Sarri

Tension i lartë te Lazio pas humbjes ndaj Fiorentinës, e cila komplikoi planet e bardhekaltërve në Champions League.

Maurizio Sarri drejtoi gishtin te merkato e klubit dhe përgjigja e ashpër e Claudio Lotito erdhi menjëherë më pas.

"Skuadra është e fortë dhe konkurruese, Sarri të marrë përgjegjësitë e tij së bashku me ekipin, në vend që të gjejë gjithmonë alibi. Merkato nuk ka asnjë lidhje me humbjen e Firences dhe nëntë të tjerave. Në fund të sezonit do të bëjmë një vlerësim përfundimtar”, ka thënë presidenti i Lazios.

Deklarata të rënda, të cilat konfirmojnë situatën e komplikuar që po përjeton ambienti i Lacios dhe gjithashtu përçarjen mes pronarëve dhe trajnerit. Me siguri marrëdhënia do të përfundojë në qershor, pavarësisht marrëveshjes për një vit tjetër kontratë.

Pas disfatës ndaj Fiorentinës, Sarri nuk i ka kursyer fjalët për të sqaruar mendimet e tij, duke e drejtuar një pjesë të “fajit” drejt klubit dhe zgjedhjeve të tij në merkato. Kritikat që prekën dukshëm drejtuesit në Formello, duke shkaktuar reagimin e presidentit dhe duke rikthyer në tryezë pikëpamjet e ndryshme mes klubit dhe trajnerit për merkaton për të forcuar skuadrën.

Dallimet janë të komplikuara për t'u korrigjuar duke pasur parasysh tonin e deklaratave të fundit të Sarrit dhe Lotitos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat