Guardiola e vlerëson formën e Interit

Futboll

Guardiola e vlerëson formën e Interit

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 13:11
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka vlerësuar formën aktuale të Interit.

"Interi po fluturon në Serinë A dhe nëse nuk ndodh diçka e çuditshme, ata do të fitojnë titullin, sepse fitojnë ndeshjet me tre ose katër gola diferencë.

Në Champions mundën një kundërshtar të jashtëzakonshëm si Atletico Madrid në ndeshjen e parë të raundit të 16-shes. Ata janë vërtet të fortë.

Ai e ka kujtuar finalen e edicionit të kaluar të Chamipons League ku City kishte fituar me rezultat 1-0.

“Vitin e kaluar para finales së Champions League kishte nga ata që mendonin se ishim me fat që e gjetëm dhe e patë se çfarë ndeshje doli të ishte. Ne e dinim që ata ishin të fortë dhe tani të gjithë e kuptojnë këtë”, ka deklaruar spanjolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat