Pochettino flet për thashethemet e largimit të tij nga Chelsea

Futboll

Pochettino flet për thashethemet e largimit të tij nga Chelsea

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 13:14
Pochettino

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino, më në fund ka adresuar thashethemet për largimin e tij nga klubi nëse ata nuk arrijnë të sigurojnë një vend evropian sezonin e ardhshëm.

Duke folur me gazetarët, argjentinasi tha: “Kush e tha këtë? A është thënë kjo nga drejtorët sportivë dhe pronarët? Jo. Nuk më kujtohet, nuk e mbaj mend”.

Chelsea nuk po arrin të gjejë formën e mirë nën drejtimin e Pochettinos, ku së fundmi u eliminua nga Kupa Carabao nga Liverpooli me rezultat 1-0.

Aktualisht, Blutë gjenden jashtë zonës së Ligës së Kampionëve, në vendin e 11-të me 35 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat