Jep 11 asistime në 12 ndeshje të zhvilluara

Futboll

Jep 11 asistime në 12 ndeshje të zhvilluara

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 13:22
De Brujne

Me një paraqitje unike, Man. Siti shkatërroi 6-2 Lutonin në transfertë për të kaluar në raundin tjetër të “FA Kup”.  Erling Haaland mund të ketë qenë ylli absolut me pesë golat e tij që shënoi, por De Brujne ishte pas norvegjezit, pasi e përfundoi ndeshjen me 4 asistime.

Të dy bënë atë që donin, me De Brujnen që provoi edhe një herë klasin e tij dhe armën e tij unike që ka, asistimin.

Me katër asiste e tij kundër Lutonit, De Brujne e çoi numrin e tij të asistimeve në 11 në total deri më tani për këtë sezon, duke qenë më i miri te Man. Siti në të gjithë kompeticionet.

Megjithatë, nuk është ndonjë habi e madhe fakti se De Brujne ka 11 asistime, por ajo që bën më shumë përshtypje është se mesfushori belg ka luajtur vetëm 12 ndeshje në këtë sezon, pasi më parë ishte duke u rikuperuar nga një dëmtim i rëndë që pësoi në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve kundër Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat